×
Saturday, April 19, 2025

“BE nuk do të ketë qasje të re post Brexit”

October 20, 2020


Vendet anëtare të BE-së nuk do të ndryshojnë qasje, siç pretendohet nga Londra, në negociatat post Brexit, por mbeten të gatshme për të negociuar, nëse BM është gjithashtu, paralajmëroi sot Sekretari francez i Shtetit për Çeshtjet Europiane, Clément Beaune.

“Ne nuk do të kemi një qasje të re”, tha ai para Komitetit të Çeshtjeve Europiane të Asamblesë Kombëtare, duke hedhur poshtë qartë një kërkesë të kryeministrit britanik, Boris Johnson.

“Përparësitë tona janë të qarta, nuk ka arsye pse të ndryshohen. Ato u janë komunikuar në një mënyrë transparente, me mirëbesim, partnerëve tanë negociues”, shtoi Beaune.

Zyrtari i lartë francez theksoi se i takon britanikëve të tregojnë, përtej taktikave, nëse duan t’i vazhdojnë negociatat.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments