×
Saturday, April 17, 2021

BE nis procedurën e sanksioneve kundër Lukashenkos

November 4, 2020

Bashkimi Europian nisi sot procedurën për të sanksionuar presidentin bjellorus Aleksandër Lukashenko, djalin e tij, Viktor dhe 13 zyrtarë të tjerë përgjegjës për shtypje me dhunë, sipas burimeve diplomatike në Bruksel.

“Është dhënë drita jeshile për të ndaluar vizat dhe për të ngrirë pasuritë e presidentit dhe 14 zyrtarëve të tjerë bjellorusë nga ambasadorët e 27 vendeve anëtare të BE-së, si edhe ka nisur një procedurë e shkruar për të lejuar qeveritë të konfirmojnë këtë vendim”, thanë burimet.

Kreu i diplomacisë europiane, Josep Borrell shpjegoi se vendimi për të sanksionuar presidentin Lukashenko dhe shoqëruesit e tij u vendos në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së, më 12 tetor, për shkak të refuzimit të autoriteteve bjelloruse për t’u përfshirë në dialog me opozitën, e cila e ka kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

Gjithashtu, rezultati i zgjedhjeve bjelloruse të 9 gushtit nuk është njohur edhe nga BE-ja.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për