×
Sunday, April 2, 2023

BE negocion blerjen e vaksinave të gjeneratës së dytë

April 9, 2021



BE do të nisë negociatat për të porositur 1,8 miliardë doza shtesë të të ashtuquajturave vaksina antiCovid-19 të gjeneratës së dytë, efikase kundër varianteve të ardhshme të koronavirusit, tha një burim në Komisionin Europian.

“Të shqetësuar për të paraprirë vaksinimin e fëmijëve dhe adoleshentëve, por edhe shfaqjen e varianteve kundër të cilave vaksinat aktuale do të ishin joefektive, ekzekutivi europian kërkon të lidhë një kontratë për blerjen e vendosur të 900 milionë dozave, me një mundësi për 900 milion shtesë”, tha burimi.

Dorëzimi i parashikuar i dozave do të bëhet me një skedulë dërgesash mujore dhe detyruese, që pritet të fillojë këtë vit dhe të vazhdojë në 2022 dhe 2023.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments