×
Friday, March 28, 2025

BE miraton fondin prej 1 miliardë eurosh për projektet energjetike

January 27, 2022


Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë miratuar një paketë financiare prej 1 miliardë eurosh (1.1 miliardë dollarë) që mbështet disa projekte të infrastrukturës energjetike, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Vlera prej 657 milionë eurosh do të ndihmojë në financimin e një lidhjeje kabllore nënujore prej rreth 898 kilometrash duke u bashkuar me rrjetet e energjisë të Greqisë dhe Qipros, pjesë e një rrjeti më të gjerë të planifikuar me Izraelin, të quajtur Interkoneksioni EuroAsia.

Projekti, pasi të përfundohet, do të lejojë transmetimin e energjisë elektrike në të dy drejtimet dhe izolimin energjetik të Qipros”, sipas deklaratës së BE-së.

Iniciativa të tjera të BE-së përfshijnë një rregullim të vazhdueshëm të rrjetit të energjisë në vendet baltike në Poloni, Lituani, Letoni dhe Estoni; një linjë shtesë transmetimi midis Suedisë dhe Finlandës; dhe një objekt magazinimi të gazit në Bullgari. 




Comments are closed.