×
Friday, April 19, 2024

BE miraton fondin e urgjencës për Lituaninë

August 11, 2021


Ndërsa tensionet në kufirin e Lituanisë me Bjellorusinë vazhdojnë të rriten, BE ka lëshuar 36,7 milionë euro (43,1 milionë dollarë) ndihmë urgjente nga Fondi për Azil, Migrim dhe Integrim i bllokut, njoftoi sot Komisioni Evropian.

Fondet janë për sigurimin e strehimit, kujdesit mjekësor, karantinimit, ushqimit dhe veshmbathjes për emigrantët të cilët kalojnë ilegalisht në Lituani nga Bjellorusia.

Fondet, gjithashtu, do të ndahen për financimin e ekipeve të specializuara për identifikimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore dhe për të ndihmuar ata që kanë nevojë për mbrojtje.

Një numër jashtëzakonisht i madh emigrantësh kanë kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin midis Bjellorusisë dhe Lituanisë javët e fundit, duke bërë që Lituania të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në korrik.

Eunews.al



Comments are closed.