×
Wednesday, August 10, 2022

BE miratoi përjashtinin e Ballkanit Perëndimor nga autorizimi i eksportit të paisjeve mjeksore, Balla: Tjetër mesazh solidatiteti nga familja europiane

April 24, 2020

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reaguar pas miratimit nga ana e BE-së të propozimit të Komisionit Europian për përjashtuar Ballkanin Perendimor nga autorizimi i eksportit të pajisjeve medicinale në kuadër të luftës kundër COVID19.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se me këtë vendim, BE i dërgoi një mesazh të fortë solidariteti Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor në këtë periudhë të vështirë.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Një tjetër mesazh solidariteti vjen nga familja e Bashkimit Europian për Shqipërinë, Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Miratimi i propozimit të Komisionit Evropian për të përjashtuar Ballkanin Perendimor nga autorizimi i eksportit të pajisjeve mjekësore në kuadër të luftës kundër COVID-19, do të hyjë në fuqi këtë të Djelë, 26.04.2020.

Nuk jemi vetëm ndaj armikut të padukshëm.🇦🇱🇪🇺🙏

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments