×
Friday, May 7, 2021

BE mbështet financiarisht Shqipërinë për luftën kundër krimit të organizuar, Soreca: Prioritet kyç për integrimin e vendit

March 24, 2021

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka theksuar se përparësia e BE për pranimin e Shqipërisë në gjirin e saj është forcimi i luftës kundër krimit të organizuar. Me një postim në tëitter, Soreca shkruan se ekspertë të huaj nga Spanja, Holanda dhe Italia do të ndihmojnë Shqipërinë në luftimin e krimit të organizuar.

“Lufta kundër krimit të organizuar është një përparësi kryesore për BE të pranimit të Shqipërisë. Prandaj, rëndësia e këtij projekti që i ofron autoriteteve të Shqipërisë, ekspertiza teknike që vjen nga disa shtete anëtare të BE-së, si Spanja, Holanda dhe Italia.

Një skuadër e vërtetë në Europë”, shkruan Soreca. Projekti i ‘Luftës kundër krimit të organizuar në Shqipëri përmes hetimit kriminal dhe financiar” i financuar nga BE me një buxhet prej 5.5 milionë euro, 2.4 ,mln euro prej të cilave do të shkojnë për pajisje të reja. Spanja, Italia dhe Holanda do të jenë në krah të Shqipërisë me ekspertët e tyre për të luftuar krimin e ogranizuar.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për