×
Sunday, September 8, 2024

BE legjitimon zgjedhjet e 25 Prillit, Soreca: Ishin të rregullta, shpresoj për përgjigje pozitive në qershor

May 13, 2021


Në një kohë kur Shqipëria është në pritje të një përgjigje pozitive për hapjen e negociatave në qershor, ambasadori i BE në vendin tone Luigi Soreca i cilëson zgjedhjet e 25 prillit si një hap përpara në këtë drejtim.

“Zgjedhjet ishin një hap shumë i rëndësishëm sepse u bë implementimi i Kodit të Ri Zgjedhor që ishte edhe një prej kushteve të vendosura nga BE. Zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të rregullt sic thuhet në raportin e OSBE/ODHIR. Ka një proces apelimi që po vazhdon por kjo nuk ndikon rregullsinë e procesit edhe implementimin e kodit të ri zgjedhor.” I pyetur nga të rinjtë për mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, Soreca nuk pranoi të bëjë diferencime ndërsa Ministrja e Jashtme Olta Xhacka vë theksin te meritat e gjithsecilit.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë plotësuar tashmë kushtet të cilat u janë kërkuar nga Këshilli i Europës dhe të dyja e meritojnë që të fillojnë së bashku konferencën e parë qeveritare dhe shpresoj që tëgjitha vendet anëtare ta marrin këtë vendim së bashku.”, u shpreh Soreca. “Në këtë proces e kemi nisur bashke që prej vitit 2013 dhe kemi bërë një rrugë ku vendimmarrja do jetë mbi meritat e gjithsecilit dhe më takon të them që Shqiperia i ka përmbushur të gjitha kushtet ashtu si Maqedonia.”, deklaroi Xhaçka.

Në përgjigje të interesit të të rinjve, Xhaçka mohon ekzistencën e një ndikimi turk në vendin tonë por flet për një partneritet si ai me BE dhe SHBA. “Turqia është partenri ynë strategjik ashtu siç janë partner strategjik Shtetet e Bashkuara apo Bashkimi Europian kemi një marrëdhenie të shkëlqyer me të gjithë.” Në takimin e zhvilluar në kuadër të javës së Europës ambasadori Soreca shprehu besimin sidomos tek të rinjtë që sipas tij kanë mundësi që të bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë.

Eunews.al



Comments are closed.