BE: Inkursioni ukrainas në Kursk të Rusisë pjesë e luftës legjitime mbrojtëse
Bashkimi Evropian beson se inkursioni i fundit i Ukrainës në rajonin kufitar rus, Kursk – është pjesë e “luftës legjitime mbrojtëse” të vendit, tha sot zëdhënësi i kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell në Bruksel.
“Ukraina ka të drejtë të mbrohet kundër Rusisë, duke përfshirë goditjen e armikut në territorin e tij”, tha zëdhënësi.
Rusia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në rajonin e Kurskut mes luftimeve – ndërsa Ministria e Mbrojtjes në Moskë tha se rreth 1000 ushtarë ukrainas janë përfshirë në ofensivë.
Zëdhënësi i BE-së përsëriti mbështetjen e plotë të bllokut për Ukrainën në vetëmbrojtjen e saj legjitime kundër agresionit – dhe tha se do të vazhdojë t’i ofrojë Kievit ndihmë politike, financiare, humanitare, diplomatike dhe ushtarake.







