×
Friday, August 7, 2020

BE i kërkon Bjellorusisë zgjedhje të lira dhe të ndershme

August 7, 2020

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian, Gjermania, Franca dhe Polonia lëshuan sot një deklaratë të përbashkët duke i kërkuar me ngulm Bjellorusisë të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme presidenciale këtë fundjavë.

“Ne mbështesim me vendosmëri të drejtën e popullit bjellorus për të ushtruar liritë e tyre themelore, përfshirë të drejtat elektorale”, thanë ata në deklaratën e tyre.

“Bjellorusia është fqinjë e rëndësishme e BE-së dhe anëtare aktive e Partneritetit Lindor. Ne besojmë në ndërtimin e lidhjeve më të forta midis Bjellorusisë, popullit të saj dhe BE-së, që bazohen në respektimin e vlerave të përbashkëta demokratike”, vazhdon deklarata.

Presidenti bjellorus, Alexander Lukashenko, prej një çerek shekulli, e udhëheq ish-republikën sovjetike duke mos toleruar shumë mosmarrëveshje.

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për