BE: Hetime transparente për Navalnyn para shqyrtimit të sanksioneve

03 Sep 2020 15:45
Shpërndaje:

Bashkimi Europian i kërkoi Rusisë një hetim transparent dhe gjithëpërfshirës mbi helmimin e opozitarit, Alexei Navalny dhe po pret të shqyrtojë konkluzionet e tij përpara se të parashikojë sanksionet e mundshme, theksoi sot një zëdhënës i Komisionit. 

“Ekzaminimet e kryera nga një laborator i ushtrisë gjermane siguruan provë të qartë se opozitari rus kishte qenë viktimë e helmimit nga një agjent nervor i llojit Novichok”, sipas qeverisë gjermane.

“Ne i kërkojmë Rusisë të hetojë në mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse. Është në interes të Rusisë të japë përgjigje sepse ky agjent kimik që nuk ishte i aksesueshëm lirisht u përdor në tokën ruse kundër një shtetasi rus”, theksoi një zëdhënës i Komisionit Europian.

Reklamë Ola

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating
0
Would love your thoughts, please comment.x