×
Tuesday, April 29, 2025

BE: Fond solidariteti për të ndihmuar Ukrainën

March 25, 2022


Udhëheqësit e BE-së kanë bërë thirrje për krijimin e një fondi solidariteti për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës pas pushtimit rus, gjatë bisedimeve të fundit.

“Fondi do të mbështesë Ukrainën pas shkatërrimeve dhe humbjeve të mëdha që i janë shkaktuar vendit nga Rusia”, thuhet në deklaratën e përbashkët të 27 vendeve anëtare të BE-së.

Deklarata bën thirrje për organizimin e një konference ndërkombëtare të donatorëve për të mbështetur Ukrainën pasi sulmi rus të ketë ndaluar.

Udhëheqësit e BE-së u angazhuan gjithashtu për të ofruar mbështetje për qeverinë ukrainase për nevojat e saj imediate.

Eunews.al




Comments are closed.