BE e gatshme për një program të ri shëndetësor përballë COVID-19



Një program shëndetësor europian është i nevojshëm për të mbushur boshllëqet që u krijuan me COVID-19 dhe për të garantuar që sistemet shëndetësore kombëtare të mund të menaxhojnë kërcënimet e ardhshme shëndetësore.
Parlamenti Europian miratoi pozicionin e tij negociues mbi propozimin e Komisionit Europian për të riforcuar veprimet e Unionit në sektorin shëndetësor në sajë të programit shëndetësor të BE (EU4Health).
Teksti u miratua me 615 vota pro, 34 kundër dhe 39 abstenime.
COVID-19 ka nënvizuar nevojën urgjente për një program të Bashkimit Europian për të përgatitur sistemet shëndetësore për urgjencat e ardhshme dhe për të garantuar që Unioni të mbetet rajoni më i shëndetshëm në botë.
Sipas Parlamentit Europian, kjo nuk do të ishte e mundur nëse buxheti për programin do të ishte reduktuar me 1,7 miliardë euro, ashtu si propozuan vendet e BE-së.
Në kompromisin e fundit mbi buxhetin afatgjatë të Bashkimit, eurodeputetët arritën t’i bindnin të trefishonin buxhetin (5,1 miliardë euro).
“Kriza e COVID-19 ka nxjerrë në pah nevojën për mjete shëndetësore të përcaktuara mirë dhe të financuara në mënyrë adekuate dhe nevojën për të mbështetur inovacionin dhe për të investuar më shumë në shëndetësi”, theksoi pas votimit, raportuesi Cristian-Silviu Buşoi (PPE).
Eunews.al
