×
Sunday, December 1, 2024

“BE e gatshme për fillimin e negociatave me Britaninë e Madhe”

February 13, 2020


Bashkimi Europian ka gati task-forcën për fillimin e negociatave për një partneritet të ri me Britaninë e Madhe, deklaroi presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen në seancën plenare të parlamentit të BE-së në Strasburg.

‘’Ne fillojmë këto negociata me shumë ambicie sepse miqtë e vjetër si ne nuk duhet të kënaqen me pak’’, deklaroi Von der Leyen.

‘’Besoj se me Britaninë e Madhe do të arrijmë zero detyrime dhe zero kuota për të gjitha mallrat, diçka që kurrë nuk i kemi ofruar askujt tjetër, një model të ri unik të biznesit në lidhje me qasjen në tregun e brendshëm”, përfundoi ajo.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments