×
Thursday, July 25, 2024

BE dhe SHBA reagojnë ashpër për devijimin e fluturimit nga Bjellorusia për arrestimin e gazetarit opozitar

May 24, 2021


Bashkimi Evropian, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dënuar devijimin e një fluturimit nga Athina në drejtim të Lituanisë , nga ana e qeverisë bjelloruse të Dielën për arrestimin e një gazetari.

Liderët evropianë do të diskutojnë situatën në një takim që do të mbahet ditën e sotme , tha Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen, duke paralajmëruar se “sjellja e egër dhe e paligjshme e regjimit në Bjellorusi do të ketë pasoja”.

“Ata që janë përgjegjës për rrëmbimin e Ryanair duhet të sanksionohen,” shtoi ajo.

Lituania, nga ana tjetër bëri thirrje për takimin e posaçëm të Këshillit Evropian për të diskutuar incidentin, duke deklaruar se Bjellorusia kishte mbajtur peng qytetarët e BE duke devijuar avionin.

“I gjithë BE është sulmuar brutalisht dhe duhet të përgjigjet në mënyrën më të rreptë,” tha ministria e saj e jashtme.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha se Uashingtoni “dënon me forcë” regjimin Bjellorus për “veprimin e pacipë dhe tronditës devijimit të një një flututurimi për të arrestuar një gazetar”.

“Ne kërkojmë një hetim ndërkombëtar dhe po koordinojmë me partnerët tanë hapat e ardhshëm,” shkroi ai në Twitter.

Homologu i tij britanik, Dominic Raab tha se Mbretëria e Bashkuar po “koordinohet me aleatët “. “Ky veprim i çuditshëm nga Lukashenko do të ketë implikime serioze.”

Bjellorusia detyroi fluturimin e  Ryanair të Dielën nga Athina në Vilnius në Lituani të devijonte përpara se të arrestonte aktivistin Roman Pratasevich.

Pratasevich, 26 vjeç, është themelues i një aplikacioni për mesazhe në Bjellorusi, që ka qenë një kanal kryesor informacioni për kundërshtarët e presidentit autoritar të Bjellorusisë.

Zyra e shtypit e Presidenti Aleksandër Lukashenko deklaroi se ai personalisht urdhëroi një avion luftarak MiG-29 për të shoqëruar avionin Ryanair në aeroportin e Minskut, pasi kishte një kërcënim se në të ndodhej një bombë, në kohën kur avioni ishte mbi territorin Bjellorus.

Nëntorin e kaluar, shërbimet e sigurimit Bjellorus (KGB) vendosën Pratasevich në listën e “individëve të përfshirë në aktivitete terroriste”. Ai ishte një bashkëthemelues i kanalit Nexta Telegram që luajti një rol kryesor në valën e protestave në Bjellorusi kundër rizgjedhjes të Presidentit Lukashenko, i cili ka mbajtur pozicionin që nga viti 1994.

Lëvizjet protestuese pas zgjedhjeve presidenciale të Gushtit 2020, të përcaktuara si të manipuluara nga opozita dhe vendet perëndimore mblodhën dhjetëra mijëra njerëz në Minsk dhe qytete të tjera.

Por protestat gradualisht u lëkundën përpara arrestimeve masive dhe dhunës policore që la të paktën katër persona të vdekur, ngacmimeve gjyqësore në vazhdim dhe dënimeve të rënda me burg të vendosura ndaj aktivistëve dhe gazetarëve.

Eunews.al



Comments are closed.