BE dënon sulmet e kryeministrit slloven kundër medias
Bashkimi Europian dënoi sulmet e fundit drejtuar nga kryeministri slloven, Janez Jansa kundër gazetarëve, disa prej tyre korrespondentë në Bruksel.
“Ne nuk pranojmë fjalë fyese drejtuar gazetarëve dhe i dënojmë ato”, tha Eric Mamer, zëdhënësi i presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Jansa, përmes disa komenteve në Twitter, kishte sulmuar disa gazetarë, disa autorë artikujsh mbi hetimet mbi lirinë e shtypit në Slloveni, nën sulm nga qeveria e Jansas.
Jansa ka sulmuar në Twitter një gazetar nga Politico Europe, autor i një reportazhi të titulluar “Lufta e Sllovenisë ndaj medias”.
“Lili Bayer ishte udhëzuar të mos tregonte të vërtetën dhe kështu ka bërë”, shkruan Jansa.
“Ajo ka cituar burime anonime të ekstremit të majtë”, shkroi Kryeministri i cili në të kaluarën ka sulmuar mediet publike dhe private të vendit të tij.
“Kjo, për fat të keq, është Politico Europe, gënjen për të jetuar”, theksoi Jansa, vendi i të cilit në korrik do të marrë presidencën e radhës të BE-së.
Eunews.al