BE dënon kushtet e papranueshme për migrantët në Bosnje



Jeta e disa qindra migrantëve të pastrehë, të bllokuar në Bosnje-Hercegovinë, në kufirin e Bashkimit Europian, është në rrezik dhe kjo situatë është e papranueshme, theksoi sot përfaqësuesi special i BE-së në Bosnje.
Që prej kohës kur një zjarr dogji më 23 dhjetor kampin e tyre në afërsi të qytetit boshnjak të Bihac (veriperëndim) një mijë migrantë kanë mbetur të pastrehë mes të ftohtit dhe shirave.
“Situata është plotësisht e papranueshme. Jeta dhe të drejtat themelore të disa qindra personave janë në rrezik serioz”, theksoi përfaqësuesi special i BE-së në Bosnje Johann Sattler pas një takimi me ministrin boshnjak të Sigurisë, Selmo Cikotic.
Kampi Lipa, i quajtur me emrin e lokalitetit ku ishte vendosur, i cili ishte hapur në prill, u braktis në 23 dhjetor nga ekipet e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), menaxheri i saj, sepse kushtet nuk ishin të përshtatshme për strehim gjatë dimrit.
Ai u përfshi nga flakët menjëherë më pas, me shumë gjasa nga migrantët vetë, për të protestuar kundër tërheqjes së OIM-së, sipas policisë.
Sattler u takua me ministrin boshnjak së bashku me ambasadorët austriakë, gjermanë dhe italianë në Bosnjë, sipas një deklarate nga delegacioni i BE në Sarajevë.
“Diskutimi u përqëndrua në zgjidhjet urgjente për një situatë jashtëzakonisht shqetësuese”, sipas të njëjtit burim.
Eunews.al
