×
Wednesday, June 17, 2020

BE, bie në 0.6 për qind shkalla vjetore e inflacionit

June 17, 2020

Shkalla e inflacionit vjetor të Bashkimit Evropian ishte 0.6 për qind në maj, nga 0.7 për qind sa ishte një muaj më parë, njoftoi të mërkurën zyra e statistikave të bllokut.

Një vit më parë, niveli vjetor i inflacionit të bllokut 27-anëtarësh ishte 1.6 për qind, sipas një raporti të Eurostat.

Eurostat tha se niveli i inflacionit vjetor të eurozonës gjithashtu shënoi rënie nga 0.3 për qind në 0.1 për qind ndër muaj.

Krahasuar me muajin prill, inflacioni vjetor ka shënuar rënie në 20 shtete, është rritur në 5 dhe ka mbetur i pandryshuar në dy shtete.

Normat më të ulëta vjetore u regjistruan në Estoni (-1.8 për qind), Luksemburg (-1.6 për qind), Slloveni (-1.4 për qind).

Polonia (3.4 për qind), Çekia (3.1 për qind) dhe Hungaria (2.2 për qind) shënuan normat më të larta të inflacionit gjatë së njëjtës periudhë.

“Në maj, kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit në zonën e euros erdhi nga ushqimi, alkooli dhe duhani (+0.64 pikë përqindje), e ndjekur nga shërbimet (+0.59), mallrat industrialë jo energjikë (+0.06) dhe energjia (-1.20)”, shtoi Eurostat. 

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për