BE: Bashkëpunim me SHBA-në për furnizimin me vaksina anti COVID-19
![](https://eunews.al/wp-content/uploads/2021/03/20210307_131154.jpg)
![](https://eunews.al/wp-content/uploads/2024/01/VitaminaC.gif)
Komisioni Europian është i bindur se mund të punojë me SHBA-në për të garantuar respektimin e detyrimeve kontraktuale të prodhuesve të vaksinave, prodhuar ose vendosur në shishe në SHBA, deklaroi një zëdhënëse ekzekutive komunitare.
“Komisioneri Breton dhe homologu amerikan, Jeff Zients, koordinator i grupit të punës me menaxhimin e pandemisë së Shtëpisë së Bardhë do të bashkëpunojë në lidhje me zinxhirët në prodhimin e vaksinave”, shtoi i njëjti burim.
Komisioneri Evropian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, i ngarkuar me aspektet industriale të prodhimit të vaksinave do të takohet me Jeffrey Zients, koordinator i ekipit përgjegjës për luftën kundër COVID-19 në Shtëpinë e Bardhë, të hënën pasdite në videokonferencë.
Kjo u raportua nga burime evropiane duke specifikuar se takimi do të ketë të bëjë me zinxhirin e furnizimit të vaksinave me qëllim për të ofruar një koordinim në interes të përbashkët mes dy anëve të Atlantikut.
Të njëjtat burime theksojnë se çështja e eksportit të mundshëm të dozave të AstraZeneca nga SHBA nuk do të jetë në rendin e ditës për momentin.
Eunews.al
![](https://eunews.al/wp-content/uploads/2024/12/Ditalb-DHJETOR970x90.png)
![](https://eunews.al/wp-content/themes/eunews/images/atlantic-banner.jpg)