×
Wednesday, October 16, 2024

BE arrin marrëveshje për sanksionimin e importeve të naftës ruse

May 31, 2022


Të 27 vendet anëtare të BE-së arritën një kompromis për sanksionet e reja ndaj Rusisë, por duke përjashtuar naftën ruse të importuar nga toka drejt bllokut, në një marrëveshje të rënë dakord në një samit në Bruksel.

“Kjo mbulon menjëherë më shumë se dy të tretat e importeve të naftës të Rusisë duke shkurtuar kështu një burim të madh financimi për makinën e saj të luftës”, shkroi në Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel pas samitit dyditor të jashtëzakonshëm të liderëve të BE-së.

”Importet e naftës nga deti, të cilat përbëjnë rreth dy të tretat e të gjithë importeve të naftës nga Rusia në Bashkimin Evropian, do të ndalen plotësisht deri në fund të vitit”, theksoi presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në një konferencë pas bisedimeve.

Von der Leyen tha se nafta e importuar përmes naftësjellësit gjigant të epokës sovjetike ”Druzhba” (”Miqësia”) që lidh Rusinë me disa vende të Evropës Qendrore dhe Lindore aktualisht është përjashtuar nga sanksionet.




Comments are closed.