×
Friday, December 3, 2021

BE: Antisemitizmi sërish në rritje

November 9, 2021

 Lufta kundër antisemitizmit është përgjegjësi e të gjithëve. Është detyra jonë historike; diçka që iu detyrohemi viktimave të Holokaustit si dhe të mbijetuarve. Por për fat të keq është edhe një nevojë urgjente.

Tre breza pas Holokaustit, antisemitizmi është përsëri në rritje në Europë dhe më gjerë, deklaroi zëvendëspresidenti i Komisionit Europian, Mrgaritis Schinas, duke paraqitur sot në Parlament Europian strategjinë mbi antisemitizmin.

“Antisemitizmi shkon kundër vlerave të BE-së, dinjiteti njerëzor, lirisë, demokracisë, barazisë, ligjit të së drejtës dhe respektimit të të drejtave të njeriut.  Ne do të punojmë ngushtë me Parlamentin Europian, me shtetet anëtare, parlamentet kombëtare, rajonet dhe qytetet. Ne mund ta fitojmë këtë betejë vetëm së bashku dhe do ta fitojmë”, shtoi ai.

“Gjatë viteve të fundit, ne kemi parë një ringjallje shumë shqetësuese të formave eksplicite dhe të rrezikshme të antisemitizmit, duke përfshirë sulme tragjikisht vdekjeprurëse si ato në shkollën Ozar-Hatorah në Tolosa në vitin 2012, në muzeun hebre në Bruksel në 2014, në supermarketin ‘Hypercacher’ në Paris në vitin 2015 dhe sulmi ndaj sinagogës në Halle në vitin 2019”, kujtoi Schinas.

“Nëntë nga dhjetë hebrenj besojnë se antisemitizmi është rritur në vendin e tyre. Një në dy europianë e konsiderojnë antisemitizmin si një problem. Në mënyrë alarmante, 38% e hebrenjve europianë e kanë marrë në konsiderate emigracionin sepse nuk ndihen të sigurt në BE”, theksoi ai. 

Eunews.al

Comments are closed.