BE akuzon Rusinë për krime lufte në Ukrainë
March 25, 2022
Bashkimi Evropian ka akuzuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë.
Në deklaratën përfundimtare të liderëve të BE-së në Bruksel, thuhet se Moska do të mbajë përgjegjësi në përputhje me ligjin ndërkombëtar.
“Rusia po drejton sulme ndaj popullatës civile dhe po synon objektet civile, duke përfshirë spitalet, objektet mjekësore, shkollat dhe strehimoret”, thuhet në deklaratën e Këshillit Evropian.
“Këto krime lufte duhet të ndalen menjëherë,” sipas deklaratës.
Eunews.al