×
Friday, October 11, 2024

BE 50 milionë euro të tjera për ndihmën humanitare në Ukrainë

April 17, 2022


Bashkimi Evropian po financon edhe 50 milionë euro të tjera (54 milionë dollarë) për të mbështetur përpjekjet e ndihmës humanitare në Ukrainë, sipas një deklarate të botuar sot.

“Ndërsa luftimet e rënda dhe sulmet me raketa vazhdojnë të shkatërrojnë infrastrukturën civile, nevojat humanitare në Ukrainë mbeten jashtëzakonisht të larta”, thuhet në deklaratë.

Rreth 45 milionë euro nga fondet janë caktuar për projekte humanitare në Ukrainë, ndërsa 5 milionë euro janë ndarë për projektet në Moldavinë fqinje, e cila ka pranuar qindra mijëra refugjatë ukrainas që nga fillimi i luftës.

Sipas deklaratës, BE-ja tani ka siguruar një total prej 143 milionë eurosh për ndihmë humanitare për ata që janë prekur nga pushtimi rus.

”Fondet e fundit do të shpenzohen edhe për shërbimet mjekësore emergjente, aksesin në ujë të pijshëm dhe higjienë të sigurt, strehim dhe mbrojtje, ndihmë në para’ dhe mbështetje kundër dhunës me bazë gjinore”, thuhet në deklaratë.




Comments are closed.