×
Tuesday, July 23, 2024

Baze i kujton Presidentit qenin Darko: Si filluan mesazhet mistike të Ilir Metës

May 18, 2021


Gazetari dhe botuesi i gazetës “TemA” ka “zbuluar” zanafillën e çmendurisë së Ilir Metës, që dy vite të shkuara, e cila vijon pa ndalur dhe sot.

Përmes një videoje në rrjetin social që paraqet Metën nën shoqërinë e një qeni, e postuar nga samiti i Brdo-Brijunit në Slloveni dy vite më parë, Baze ironizon sjelljen e Presidentit, teksa thotë se pikërisht këtu nisin mesazhet e tij mistike.

“Sot është dy vjetori i Samitit Brdo-Brijunit që shënon dhe fillimin e mesazheve mistike të Ilir Metës. Që atëhere nuk ka ndalur. Sot na përshëndeti me Vjosa Osmanin nga i njëjti Samit”, shkruan Baze në rrjetin social.

Eunews.al



Comments are closed.