×
Friday, December 3, 2021

“Bashkinë e Tiranës e fitova se mbajta larg Berishën”, shpërthen Nishani: Gënjeshtar, ai të mësoi edhe gjërat më elementare

November 13, 2021

Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar me tone të ashpra sa i takon deklaratës së djeshme të kreut të PD, Lulzim Basha i cili u shpreh se ka fituar Bashkinë e Tiranës vetëm sepse ka mbajtur larg Sali Berishën.

Nishani e ka quajtur Bashën gënjeshtar, i cili në 8 vite ka shkaktuar kaos dhe hallakatje brenda PD-së.

“Të nderuar miq, një gënjeshtar kongjenital jo vetëm që nuk mund të na udhëheq në ndonjë fitore por na shkaktoi në tetë vite, kaosin, hallakatjen dhe dekurajimin më të madh politik që kemi patur ndonjëherë brenda Partisë Demokratike.https://ads.gogel.al/www/delivery/afr.php?zoneid=105&target=_blank&cb=INSERT_RANDOM_NUMBER_HERE

Gënjeshtari kongjenital po thotë se ka fituar në 2011, Bashkinë e Tiranës, pa Berishën !

Si drejtues i shtabit elektoral për Tiranën, atë botë, më bezdiste deri në nervozizëm tek shikoja se si gjatë gjithë ditës, L. Basha i kërkonte S. Berishës ta udhëzonte, ti tregonte e ti mësonte edhe detajet më elementare për axhendën ditore dhe tezat e fushatës.

Ky nuk është thjesht qesharak, jo vetëm gënjeshtar kongjenital por një parazit politik me një kosto të madhe për të gjithë ne.

11 Dhjetori 2021, po vjen me shpejtësi.

Uragani i njerëzve të ndershëm, trimave e patriotëve do të shpëtojë Partinë Demokratike.

Të ringremë PD për të shpëtuar Shqipërinë ! ”, shkruan Nishani.

Eunews.al

Comments are closed.