×
Wednesday, December 8, 2021

Basha takon Linhart: Anëtarësimi në BE, prioritet

November 20, 2021

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim ministrin për Europën dhe Çështjet Ndërkombëtare të Austrisë, Michael Linhart.

Basha bën të ditur se gjatë takimit i kishte shprehur mirënjohjen për mbështetjen e çmuar dhe të kahershme të Austrisë për Shqipërinë, e në veçanti në përpjekjen historike për integrimin në Bashkimin Europian.

“Ndava me të prioritetet e Partisë Demokratike për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për prerjen e lidhjeve të politikës me krimin, që për shumë gjatë e kanë penguar dhe vonuar rrugëtimin tonë drejt BE-së. Me ministrin dhe përfaqësuesin e simotrës tone, Partisë Popullore të Austrisë, bashkëndajmë bindjen se Bashkimi Europian është alternativa e vetme për rajonin, si dhe e sigurova se anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet prioritet absolut i Partisë Demokratike, si garanci për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët shqiptarë”, deklaroi Basha. 

Eunews.al

Comments are closed.