×
Wednesday, November 6, 2024

“Basha s’ka forcën për të luftuar pandershmërinë, rrezik për të ardhur në pushtet”

October 5, 2020


“Basha është në një ngërç me veten, nuk e ka forcën për të luftuar pandershmërinë dhe kjo është një rrezik për të ardhur në pushtet”, tha ish- deputeti demokrat, Astrit Veliaj, gjatë një interviste televizive.

Në lidhje me marrëdhënien me bazën e PD-së Berat, Veliaj tha se ka qenë kritik ndaj njerëzve që kanë marrë peng partinë në disa degë, një nga këto degë është dhe Berati. Njerëz me background kriminal të financuar nga grupe kriminale kandidojnë për deputet në qarkun e Beratit dhe lihet deputeti i dy mandateve jashtë listës.

“Marrëdhëniet me Bashën kanë qenë edhe larg, edhe afër. Kam qenë gjithmonë kritik ndaj tij ndaj veprimit në bazë, ndaj mosndëshkueshmërisë të njerëzve të pandershëm atje dhe kam dërguar disa raporte dhe Basha më thoshte ‘s’është puna jote, mos u ngatërro me këto punë’. Ka qenë pjesë e debatit në grupin parlamentar për kapjen e PD-së nga njerëz meskinë. Pandëshkueshmëria e liderit ndaj këtyre njerëzve të pandershëm ka sjellë këtë situatë dhe unë dyshoj se kjo pandëshkueshmëri do transferohet në pushtet dhe kjo është e rrezikshme ndaj PD-së”, tha ai.

Veliaj thekson se Basha është në një ngërç me veten, nuk e ka forcën për të luftuar pandershmërinë dhe kjo është një rrezik për të ardhur në pushtet.

“Bashës i mungon kurajo për të luftuar pandershmërinë. Ky është një ngërç i madh për një njeri që mendon të drejtojë nesër pushtetin. Kështu mendoj se ai duhet të ndërgjegjësohet vetë për të patur një model tjetër qeverisje, të paktën të marrë modelin e Kosovës apo të Malit të Zi që kryetari delegon kryeministrin në pamundësi për të mbajtur pozicionin e kryeministrit, si rasti i LDK-së në Kosovë”, tha Veliaj.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating



Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments