×
Thursday, July 25, 2024

Basha hesht për shkarkimin e Metës/ Topi: Nuk ka gojë të flasë

May 11, 2021


Nismës së kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk i është përgjigjur.

Për heshtjen e Bashës lidhur me ngritjen e Komisionit Hetimor, ish-presidenti Bamir Topi thotë se nuk ka gojë të flasë, pasi grupi i tij nuk është në Parlament.

Topi deklaroi në Report Tv se do të ishte fatale për kreun e PD nëse do pranonte ftesën për presidentin e ri, pa pasur një vendim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese për Ilir Metën.

“Bën mirë që nuk flet Basha, për një proces që e ka nisur mazhoranca, ai mund të kishte gojë nëse grupi i tij do ishte në Parlament se do jepte mendimin e minorancës. Tani fatin politik të Komisonit dhe të votimin në Parlament e kanë njerëzit e së djathtës që sot janë votat për Ramës.

Pra, nga kjo pikëpamje e gjej racionale që nuk flet apo që nuk i përgjigjet për ftesën për presidentin e Ramës. Nëse Rama hap një proces dhe e fut në rol për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm, kjo do ishte hapi fatal për Lulzim Bashës. Pse? Se paragjykojnë një proces jo vetëm për votomin në parlament, por edhe vendimin e gjykatës Kushtetues“, nënvizoi ai.

Eunews.al



Comments are closed.