×
Friday, October 11, 2024

Bardhi “flakë për flakë” me Berishën: Babi i Zenit dhe ansambli “Gërdeci” mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan, por jo mua

May 31, 2022


Gazment Bardhi i është kundërpërgjigjur akuzave të Sali Berishës, i cili tha më herët se Balla dhe Bardhi mbrojnë njëri-tjetrin edhe në rastin e vrasjeve të tjera në qytet dhe më gjerë. Berisha ju referua vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan disa ditë para zgjehdjeve të 25 prillit.

Në reagimin e tij në Twitter, Bardhi shkruan se mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, por jo atë.

Bardhi: Babi i Zenit mund të kërcënojë me kode mafioze këdo politikan mafioz, të ngjashëm me Taulant Ballën, por kurrë mua! Arma e vetme e Sali Berishës kundër meje mbetet shpifja. Kodet mafioze nuk i kanë ecur dhe nuk do t’i ecin! Ngushëllime SB për rënien e nivelit të shpifjeve! Herën tjetër pres të jetë më shumë kreativ dhe më pak kontradiktor me veten. Përgjegjësit nuk ndryshojnë sipas interesit politik të ditës të Ansamblit “Gërdeci”!




Comments are closed.