Banorët e Donbasit të Ukrainës përshkruajnë situatën mes sulmeve ruse “të tmerrshme”
Banorët në rajonin Donbas të Ukrainës kanë përshkruar situatën mes sulmeve ruse “të tmerrshme”.
Arkaddy, një banor i qytetit Kramatorsk, tha se shpreson që situata të përmirësohet së shpejti.
Pavarësisht se dëgjoi shpërthime periodike, ai tha se do të shkojë në punë.
Mëngjesin e sotëm, njerëzit u panë në radhë në makinat ATM për të tërhequr para.
Qiejt e qytetit jehonin nga tingujt e avionëve luftarakë.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase u kërkuan njerëzve të qëndrojnë në shtëpi, duke u bërë thirrje atyre që të mos bëjnë panik.
Ministria e Punëve të Brendshme e Ukrainës njoftoi se “pushtimi” i Rusisë ka filluar me sulme me raketa në kryeqytetin Kiev.
Herët në mëngjes, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shpalli gjendjen ushtarake në vend.
Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi një operacion të posaçëm ushtarak në rajonin Donbas pas disa javësh të grumbullimit të trupave në kufijtë e Ukrainës.