“Ballkani i Hapur”, Vuçiç: Nga 1 janari 2023 nuk do të ketë më kufij mes nesh, ta lëmë pas të shkuarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur gjatë fjalës së tij në forumin e Shkupit se se në janar 2023 nuk do të kemi më kufij në vendet tona, dhe nuk do të ketë kontrolle në udhëtimet Beograd-Tiranë dhe anasjelltas.
Vuçiç tha se kjo nismë e quajtur Open Balkan, nuk ka asgjë të fshehtë siç mund të përflitet po ka në fikus zhvillimin ne shumë aspekte të të gjithë vendeve që do përfshihen aty.
“I nderuar Zaev, miku im Rama, të nderuar mysafirë mendoj se Zoran i përfshiu tekstualisht të gjitha në emrin e secilit nga ne ndaj skam ndonjç ca të shtoj që të mos lexoj të njëjtat, por kur e nisëm këtë nisme, te treve na u duk një gjë e mirë që do i ndryshojë gjërat në ballkan, për gjërat që i gjenim mangesi një tjetër dhe gjenim arsye për mos marrëveshje, Shqipëria dhe Serbia nuk kanë marrëdhenie aq të afërta por vendosim të shohim nga e ardhmja dhe të mendojmë dhe duhe të tu lëmë dicka atyre që vijnë pas nesh, fëmijve tane, kemi zhvilluar një besim të sinqerte mes nesh, ne kuptimin drejt zhvillimit be, por nuk jemi torollak e naivë e naiv të mendojmë se dikush do punojë në të mirë tonë, pranda duhet të dëshmojmë që vendosim vete per veten dhe te përmirësojmë që mos të presim që diku dikush do na udhëzojë dhe do punojë për ne.
Pra duhet të punojmë vetë, dje shumë thjesht dhe shumë lehtë arritëm marrëveshje, cfarë propozoi Rama e Zaev e pranuam dhe anasjelltas.
Propozimi është për interesin e përbvashkët pa asgjë të fshehtë, thuhet që Serbia fiton më shumë nga kjo po s’është e vërtetë.
Levizja e lire përshembull është e mirë për të gjithë. Mallrat kamionet, do keni 6-9 përqind shpenzime më të ulëta se nuk ka ndalesë, në kufij dhe kjo nuk është e thjeshtë për tu bërë, tani duhet te shohim qasjet ne lidhje me tvsh, por ky është shpëtimi për ekonomitë tona”, u shpreh Vuçiç.
Eunews.al