Balla uron Trump për fitoren: Bashkëpunimi me SHBA është dhe do të vazhdojë të jetë i shkëlqyer
Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe Drejtuea i Partisë Socialiste për Diasporen, Taulant Balla ka uruar Presidentin e zgjedhur të SHBA Donald Trump për fitoren në zgjedhjet presidenciale që u zhvilluan ditën e djeshme.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook ministri Balla deklaron se bashkëpunimi me SHBA-në është dhe do të vazhdojë të jetë i shkëlqyer në dobi të forcimit të institucioneve demokratike, të shtetit ligjor, të parimeve të ekonomisë së tregut dhe në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Postimi i plotë i ministrit Taulant Balla:
Urime Presidentit të zgjedhur të SHBA Donald J. Trump🇦🇱🤝🇺🇸 Bashkëpunimi me SHBA është dhe do të vazhdojë të jetë i shkëlqyer në dobi të forcimit të institucioneve demokratike, të shtetit ligjor, të parimeve të ekonomisë së tregut dhe në mbështetje të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.