Balla uron Memli Krasniqin: PDK, parti me kontribut të veçantë në shtet-formimin e Kosovës
July 6, 2021


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij si Kryetar i PDK-së në Kosovë.
Përmes një postimi në Twitter Balla deklaron se PDK-ja është një parti me kontribut të veçantë në shtet-formimin e Kosovës, në rrugën transformuese drejt BE dhe partneritetin e ngushtë me SHBA.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
PDK🇽🇰 është një parti me kontribut të veçantë në shtet-formimin e Kosovës, në rrugën transformuese drejt BE🇪🇺dhe partneritetin e ngushtë me SHBA🇺🇸. Urimet më të mira mikut tim @MemliKrasniqi për zgjedhjen e tij si Kryetar i #PDK. Suksese!🇦🇱🤝🇽🇰
Eunews.al
