Balla uron Mattarellën për rizgjedhjen në krye të shtetit italian: Model i shkëlqyer që përfaqëson unitetin kombëtar



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar presidentin e ri të Italisë, Sergio Mattarella për rizgjedhjen në krye të shtetit.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se Mattarella është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës. President normal
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Urimet më të mira Presidentit të Italisë 🇮🇹 Sergio Mattarella për rizgjedhjen! Ai është pa asnjë diskutim modeli i shkëlqyer i kryetarit të shtetit që përfaqëson unitetin kombëtar, i cili pranoi rizgjedhjen në detyrë me sensin e plotë të përgjegjësisë që buron nga pozicioni i Presidentit të Republikës. President normal👏

