Balla takon Raportuesin për Shqipërinë në Grupin CDU/CSU, Andreas Scheuer: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE



Gjatë qendrimit në Berlin, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla u takua me Raportuesin për Shqipërinë në Grupin CDU/CSU, ish-Ministër Fderal i Transporteve dhe Infrastrukturës Dixhitale Andreas Scheuer.
Gjatë takimit me Ballën, Andreas Scheuer theksoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian dhe është detyra jonë të japim mesazhe të qarta se kjo do të ndodhë.
“Është koha e duhur që Bashkimi Europian të intensifikojë marrëdheniet me rajonin e Ballkanit Perëndimor duke mbajtur sa më parë Konferencën e Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe mbajtjen e premtimit për libralizimin e vizave me Kosovën”, deklaroi Scheuer.
Ndërsa Balla nga ana e tij i shprehu mirënjohjen z. Scheuer për punën si Ministër përgjatë procesit të njohjes së lejeve të drejtimit nga Gjermania.
Më herët Balla u takua dhe me Presidentin e Fondacionit Gjerman për Bashkëpunimin Ligjor Ndërkombëtar (IRZ) Christian Lange.

Në takimin me z. Lange, Balla ka dikutuar lidhur me rëndësinë e Reforma në Drejtësi, si një nga nga reformat më të rëndësishme të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian.
Gjithashtu Balla i shprehu falenderoi, Christian Lange për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e hartimit dhe implementimit të kësaj reforme historike.
“Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtësisht me IRZ-në edhe në vijim në fushën e hartimit dhe zbatimit të legjislacionit”, tha Balla.

