×
Friday, December 3, 2021

Balla takon raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Santos: Zgjatja e afateve të vettingut, nevojë emergjente

November 8, 2021

Pas takimit me reporteren për Shqipërinë në Parlamentin Europian Isabel Santos, Taulant Balla ka folur para mediave duke thënë se Shqipëria mbahet peng në mënyrë të pandershme për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Sipas tij, mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk duhet të ndikojnë në vendin tonë. Nga ana tjetër tregoi se kanë biseduar dhe për reformën në drejtësi dhe për zgjatjen e mandateve të vettingut deri në vitin 2024 duke thënë se është nevojë emergjente.

Taulant Balla: Do të kemi parasysh publikimin nga ana e  Komisionit Europian të progres-raportit, i cili duhet ta ritheksoj që është një nga më të mirat që i ka hapur dritën jeshile Shqipërisë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare që është momenti formal i fillimit të bisedimeve të një vendi që synon të anëtarësohet në BE, edhe pse kjo më mënyrë të pandershme është ndërlidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes një vendi anëtar si Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut.

Shpresoj që kjo cështje të zgjidhet por e pamundur që të marrë një drejtim nga kushtet e krijuara. Ajo që është e rëndësishme për Shqipërinë është se do të vazhdojmë të intensifikojmë përpjekjet tona për të çuar më përpara reformat. Kemi biseduar për çështje që lidhen me reformën në drejtësi, për nevojën e dakordësisë të të gjitha palëve për zgjatjen e mandateve të vettingut deri më 30 dhjetor të vitit 2024 që është nevojë që ka buruar, ose sugjerimi i ekspertëve. Nuk është çështje politike dhe në këtë këndvështrim mendoj se jemi në kushtet e një nevoje emergjente që palët të bien dakord si nevojë që sjell vetë ai sugjerim që kanë dhënë ekspertët.

Balla iu përgjigj interesit të gazetarëve ndërsa u pyet për absetinimin që deputeti Fatmir Xhafaj bëri në Këshillin e Legjislacionit ku mazhoranca votoi propozimin për t’iu drejtuar për opinion Komisionit të Venecias, lidhur me zgjatjen e afateve të institucioneve të vettingut.

Taulant Balla: Nuk ka mungesë dakordësie. Xhafa është një nga ata njerëz që ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për miratimin e reformës në drejtësi. Kemi pasur një diskutim edhe së bashku ku Xhafa ka prezantuar këndvështrimin e tij, por kemi rënë dakord që të kemi një opinion të ri sepse ka pasur sensibilitet dhe nga opozita që ka ngritur për këtë çështje dhe mendoj që jo vetëm opozita.

Ne e kemi dëgjuar çfarë ka ngritur opozita për këtë çështje dhe pyetjet për Komisionin e Venecias janë miratuar në mënyrë që të shpëtojmë sa më shumë kohë.

Eunews.al

Comments are closed.