×
Friday, May 7, 2021

Balla takon Presidentin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Senatin e Spanjës, Limones: Spanja mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare mes BE dhe Shqipërisë

April 28, 2021

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla priti në një takim në Elbasan Presidentin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Senatin e Spanjës Antonio Gutierrez Limones.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se duhet të ndërtohen më shumë ura bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Spanjës.

Sipas Ballës, Shqipëria ka shumë për të mësuar nga eksperienca spanjolle në zhvillimin e turizmit.

“Synimi im për Elbasanin është shndërrimi i kalasë së Elbasanit në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe ne mund të mësojmë nga këto eksperienca”, shkruan Balla.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🇦🇱🤝🇪🇸
Mirëprita në Elbasan🏰 Presidentin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Senatin e Spanjës Antonio Gutierrez Limones. Duhet të ndërtojmë më shumë ura bashkëpunimi mes dy vendeve tona. Ne kemi shumë për të mësuar nga eksperienca spanjolle në zhvillimin e turizmit. Synimi im për Elbasanin është shndërrimi i kalasë së Elbasanit në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe ne mund të mësojmë nga këto eksperienca.

Spanja mbështet mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare mes BE🇪🇺dhe Shqipërisë🇦🇱 brenda presidencës portugeze të BE.

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për