Balla takon në Berlin ambasadoren Schütz: Mirënjohje Gjermanisë për mbështetjen e pakursyer që i jep Shqipërisë në procesin e anëtarësimit europian
Gjatë vizitës në Berlin, Kryetari i Grupit Parlamentart të Partisë Socialiste Taulant Balla u takua dhe me ish-ambasadoren e Gjermanisë në Shqipëri, Sussane Schütz.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se e gjatë takimit e ka falenderuar Ambasadoren Schütz, tashmë e ngarkuar me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi vëmendjen që Gjermania i kushton marrëdhënieve shumë të ngushta shumëplanëshe me Shqipërinë dhe mbështetjen e pakursyer për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Kënaqësi ritakimi në Ministrinë e Jashtme gjermane me Ambasadoren Sussane Schütz.
Me këtë rast falenderova Ambasadoren Schütz, tashmë e ngarkuar me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, mbi vëmendjen që Gjermania i kushton marrëdhënieve shumë të ngushta shumëplanëshe me Shqipërinë dhe mbështetjen e pakursyer për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në familjen europiane.