Balla takon këngëtarin e njohur grek: Me një mik të mirë arvanitas, Nikos Vertis
May 24, 2023



Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka takuar këngëtarin e njohur grek, Nikos Vertis, i cili ka mbërritur më Tiranë për koncertin që do të mbajë në datë 25 maj në stadiumin Air Albania.
Përmes një postimi ne rrjetin social facebook Balla shkruan: “Me një mik të mirë arvanitas si këngëtari i madh Nikos Vertis 🇦🇱🤝🇬🇷”.
Nikos Vertis, këngëtari i njohur grek, vjen në një koncert madhështor më 25 maj në Tiranë, në stadiumin Air Albania.
Me një karrierë mjaft të suksesshme, në mbarë botën, ai është i njohur sidomos për hitin “Thelo na me nioseis”, por edhe për koncertet e tij në shumë vende të botës.
Nikos Vertis është autor i pesë albume së bashku me një CD single, dhe dy albume CD/DVD edicion special.
