×
Thursday, May 22, 2025

Balla takon ambasadorin, Steiner: Austria mbёshtetёse e fuqishme e Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE

December 21, 2021


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti në një takim ambasadorin e Austrisë në Tiranë Dr. Christian Steiner.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook deklaron se Austria ёshtё mbёshtetёse e fuqishme e Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me BE.

“Mbёshtetja e saj konstatohet nёpёrmjet projekteve tё shumta e tё ndryshme si: aktivitetet e grupimit “Miqtё e Shqipёrisё”; konsultimet dypalёshe; programeve trajnuese tё Akademisё Diplomatike Vjenё; bashkёpunimi policor i shkёmbimit tё tё dhёnave; ndihmesa ndaj institucionit tё Avokatit tё Popullit; programet e ndryshme nё fushat e ekonomisё, zhvillimit, mjedisit si dhe nё kulturё, arsim, shkencё e shoqёrinё civile”, shkruan Balla.

Gjithashtu Balla gjatë takimit i shprehu ambasadorit mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e vyer të Austrisë në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🇦🇱🤝🇦🇹

Prita në një takim ambasadorin e Austrisë në Tiranë Dr. Christian Steiner. Austria ёshtё mbёshtetёse e fuqishme e Shqipërisë e fillimit të bisedimeve për anëtarësim me BE. Mbёshtetja e saj konstatohet nёpёrmjet projekteve tё shumta e tё ndryshme si: aktivitetet e grupimit “Miqtё e Shqipёrisё”; konsultimet dypalёshe; programeve trajnuese tё Akademisё Diplomatike Vjenё; bashkёpunimi policor i shkёmbimit tё tё dhёnave; ndihmesa ndaj institucionit tё Avokatit tё Popullit; programet e ndryshme nё fushat e ekonomisё, zhvillimit, mjedisit si dhe nё kulturё, arsim, shkencё e shoqёrinё civile.

Gjatë takimit i shpreha ambasadorit mirënjohjen për mbështetjen dhe asistencën e vyer të Austrisë në hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Me ambasadorin Steiner diskutuam gjithashtu edhe mbi mundësinë e bashkëpunimit midis parlamenteve tona dhe rritjen e mëtejshme të kontakteve midis dy institucioneve.

Të dy vendet tona duhet të forcojnë mё tej bashkёpunimin nёpёrmjet forumeve ekonomike, shkёmbimeve politike, në dobi të prezence edhe më të madhe të sipërmarrjeve austriake nё Shqipёri.




Comments are closed.