×
Thursday, December 7, 2023

Balla takon ambasadorin Gustafsson: Finlanlanda mbështet procesin e integrimit europian të Shqipërisë

July 15, 2021


Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim Ambasadorin e Finlandës Jari Gustafsson.

Gjatë takimit Balla e falenderoi ambasadorin për rolin dhe mbështetjen e Finlandës në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Gjatë takimit Balla dhe Gustafsson gjithashtu diskutuan mbi mundesinë e bashkëpunimit midis parlamenteve të dy vendeve.

“Finlanda është një vend me nivelin më të lartë të transparencës dhe eksperienca e saj është shumë vyer dhe e mirëpritur për Shqipërinë në luftën kundër korrupsionit. Binjakëzimi mes universiteteve tona mund të jetë një fushë bashkëpunimi me interes të veçantë”, tha Balla.

Ambasadori Gustafsson nga ana e tij gjatë takimit theksoi rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat përfshirë sektorë si arsimi, turizmi, bujqësia etj.

Eunews.al



Comments are closed.