×
Friday, October 11, 2024

Balla: Shqipëria faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon, presidenti i ri duhet t’i përqaset këtij pozicioni

April 20, 2022


Kreu i grupit të PS, Taulant Balla tha se emrat e propozuar për presidentin e ri nuk do të bëhen publike.

Ai u shpreh se vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u shprehur se Shqipëria është një faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe në këtë mënyrë presidenti i ri duhet t’i përqaset këtij pozicioni”, tha më tej Balla.

Më tej shtoi se një proces kaq transparent për procesin e zgjedhjes së presidenti, nuk është parë asnjëherë më parë.

“Dje ka pasur një marrje propozimesh në Grupin Parlamentar dhe procesi është i hapur besoj deri në fillim të javës tjetër. Zotit Mediu ia kam propozuar dhe do t’ja propozoj edhe zotit Alibeaj që në takimin e ardhshëm të shkojmë të gjithë bashkë. Jemi në një moment të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shpresojmë që drita jeshile të çelet edhe për Maqedoninë e Veriut në këto kushte ku Shqipëria është më lart se kurrë në proceset e veta historike,  sot Shqipëria është faktor i rëndësishëm stabiliteti në rajon dhe për këtë arsye presidenti i ri duhet t’i përqaset këtij pozicioni dhe këtij momenti historik që ka Shqipëria sot. kemi dakorduar që procesi të shtyhet më një javë. Besoj që në fillim ta javës së ardhme të kemi takim me kryetarit e grupit të PD Enkelejd Alibeaj, për këto detaje”, tha ai.




Comments are closed.