×
Tuesday, July 28, 2020

Balla-Shkëlzen Berishës: Si do i justikosh milionat dhe fabrikën në Gërdec?

July 28, 2020

Prej ditësh vijon përplasja mes numrit 2 të PS-së Taulant Balla dhe
djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha.

Balla publikoi disa dokumente ku akuzonte Berishën se kishte marrë
1.8 milionë euro kredi dhe kishte lënë garant disa prona afër Gërdecit.
Ai ngre pikpyetjen se “si i përvetësoi Shkëlzen Berisha ato prona”, dhe sqaron se vlera e tyre është shumë herë më e vogël se sa kredia që
është marrë.
Më pas Shkëlzen Berisha iu përgjigj duke deklaruar se do e padisë për
shpifje. Së fundmi ka reaguar edhe deputeti Balla, i cili thotë se gjyqi
ndaj tij është gjë e kollajshme, por shprehet “i shkqetësuar” se si do i
justikojë Shkëlzeni miliona euro pasuri, përfshirë fabrikën në
Gërdec.
Kryetari i Grupit Parlamentar të PS i këshillon djalit të ish-kryeministrit
që ta harrojë gjyqin dhe t’ja lërë në dorë SPAK-ut çështjen.

Postimi i plote i Taulant Balles:

Zen, gjyqet me mua kollaj, po si i behet tere atyre milionave euro që nuk justifikohen dot as me sharje, as me kërcënime dhe as me fotot e jetës tënde luksoze nëpër ishuj e nëpër gadishuj të planetit?!

Po ti s’ke faj, se nuk i kemi ngjare Babit tënd ne që u plak duke hedhur baltë dhe nuk jemi as si hienat e Babit që u shkoi jeta duke na u turrur nëpër familje! E megjithate dreqi e mori, ato udhëtimet e tua pishinë më pishinë dhe oqean më oqean, shumë të kushtueshme duken mor Zen!

Të paktën nga fotot kështu na duken ne sheikeve të dalë nga fantazia e Babit, po mbase i ke bërë me fotoshop dhe s’të kemi ngacmuar për to! Po kjo fabrika në Gërdec shumë e madhe o Zen për t’u bërë fotoshop!

Nuk di si do e justifikosh këtë dreq fabrike dhe dëgjo mua, më mirë lërja Spakut se do mbetesh në tualetin e Gjykatës po u përballëm bashkë për këtë punë. Si të duash, këtu jam unë zgjidh dhe merr po vetëm një gjë ta dish: Edhe si sekser (ndërmjetes siç thua ti) je shumë dembel! Aq dembel sa të ngeli fabrika zbuluar dhe as Babi nuk ta fsheh dot më.

https://www.gazeta-shqip.com/aktualitet/er-dhe-konsulent-boronicash-si-u-be-miliarder-djali-i-sali-berishes-4

Eunews.al

Komente

avatar
  Ndiqe  
Me lajmëro për