Balla: Sali Berisha është mbetja e fundit e komunizmit në këtë vend
March 31, 2022



Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla, tha se Sali Berisha është mbetja e fundit e korrupsionit në këtë vend. Duke u ndalur tek paketa e Rezistencës Sociale, Balla tha se paketa që ka propozuar PD është më e vogël se ajo që ofron mazhoranca. Në fund të fjalës së tij Balla bëri thirrje konsumatorëve që të blejnë produkte shqiptare.
“Berisha është mbetja e fundit e komunizmit në këtë vend. Sali Berisha e ka mbyllur me Shqipërinë dhe shqiptarët, koha do të tregojë sa të drejtë ka SHBA. Si ta merrni në konsideratë paketën e rezistencës, kur është me vogël se ajo që sjellë qeveria. Është koha që të konsumojmë produkte shqiptare, kur të shkojmë në supermarket të blejmë produktet shqiptare”, deklaroi Balla.
Eunews.al

