×
Wednesday, December 8, 2021

Balla: PS, partia e vetme në Shqipëri që ka bashkëdrejtim mes grave dhe burrave

November 19, 2021

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Taulant Balla mori pjesë në takimin që u zhvillua me vajzat dhe gratë drejtuese të Partisë Socialiste në qark.

I shoqëruar nga Anila Denaj dhe Etilda Gjonaj, Balla deklaroi se katër nga nëntë deputetët socialistë të Fierit, tri nga gjashtë bashkitë e qarkut, përfaqësohen dhe drejtohen nga zonja të nderuara dhe tepër të përkushtuara.

Sipas Ballës, PS ka filluar tashmë në Fier një proces ripërtëritës riorganizimi, ku është synuar rritja e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste.

“Jemi partia e vetme në Shqipëri që kemi bashkëdrejtim mes grave dhe burrave në organizatat tona në çdo lagje qyteti apo në çdo fshat”, shprehet Balla.

Në postimin e tij, Ballës shprehet se “Bashkë me Etildën dhe Anilën zhvilluam një takim me vajzat dhe gratë drejtuese të Partisë Socialiste në qarkun Fier. Katër nga nëntë deputetë socialistë të Fierit, tre nga gjashtë bashkitë e qarkut, përfaqësohen dhe drejtohen nga zonja të nderuara dhe tepër të përkushtuara. Në këshillat bashkiakë në gjashtë bashkitë e Qarkut barazia gjinore është e plotë”.

“Socialistët shqiptarë janë progresistë, nuk janë konservatorë, jo për definicion, por se i dallon me të tjerët reagimi instiktiv, i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruar mekanizmat e korruptuar dhe që duhet të vazhdojmë të reformojmë. Prandaj qasja jonë në qeverisje ka në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë çdo ditë, në çdo zyrë shteti, në çdo bashki, në çdo shërbim publik etj.

Kemi filluar tashmë në Fier një proces ripërtëritës, riorganizimi, ku kemi synuar rritjen e peshës së grave e të vajzave në drejtimin e strukturës bazë të Partisë Socialiste. Jemi partia e vetme në Shqipëri që kemi bashkëdrejtim mes grave dhe burrave në organizatat tona në çdo lagje qyteti apo në çdo fshat. Duhet të vijojmë të ftojmë sa më shumë gra të bëhen pjesë e Partisë Socialiste”, shprehet Balla.

Eunews.al

Comments are closed.