×
Friday, March 29, 2024

Balla: Protesta e PD më 6 dhjetor, fyerje ndaj liderëve të BE dhe qytetarëve shqiptarë

November 22, 2022


Kryetari i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla e ka cilësuar fyerje ndaj liderëve të BE protestën e PD më 6 dhjetor, ditën kur zhvillohet samiti i BE me Ballkanin Perëndimor.

Balla tha në emisionin “Opinion” se protesta nuk është kundër qeverisë, por kundër BE duke rënë ndesh me traditën mikpritëse të Shqipërisë.

“Në nuk bëhemi pjesë këtij debati të brendshmë. Ajo që ka rëndësi për qytetarët që është surprizuar që bie ndesh me mikpritjen shqiptare. Mund të zhvillohen mitingje partish politike në çdo ditë të vitit, por të zhvillosh miting në një ditë kur ke udhëheqësit e Europës, mendoj se është jo vetëm zgjedhje e gabuar, por është një fyerje e asaj që shqiptarët kanë ditur ta promovojnë më së miri që është mikërpritja. Kundër kujt do protestosh, kundër kancelarit gjerman? Populli shqiptar i ka abandonuar protestat e Bershës prej kohësh. Një parti që pretendon se në zgjedhjet të brendshme të saj marrin pjesë 50 mijë veta, por asnjë e 1 e7 nuk është paraqitur”,-tha Balla.



Comments are closed.