×
Wednesday, January 19, 2022

Balla promovon shqiptarët e suksesshëm nëpër botë/ Themeluesi i Akademi.al, Dean Çelaj, fiton çmimin e parë të Startup-it në Harvard

January 14, 2022

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka hapur një rubrikë në rrjetin social facebook “Shqiptarë të suksesshëm nëpër botë”.

Përmes kësaj rubrike Balla promovon të rinjtë e talentuar shqiptarë të cilët studiojnë dhe jetojnë jashtë atdheut në shtete të ndryshme të botës.

Ditën e sotme Balla ka publikuar rastin e themeluesit të platformës Akademi.al, Dean Çelaj, i cili ka fituar çmimin e parë të Startup-it në Universitetin e Harvardit në🇺🇲 për ‘Fondin e Bursës së Ndikimit Social të Harvardit’.

Në një postim në faqen zyrtare Universiteti i Harvardit thekson se studenti shqiptar i ekselencës, Dean Çelaj pas diplomimit, shpreson të përsërisë këtë model sukesi të krijuar me https://ëëë.akademi.al/ edhe në vendet e tjera në zhvillim me një platformë plotësisht me burim të hapur për të ndihmuar në krijimin e përmbajtjes në gjuhët rajonale dhe për t’i ndihmuar ata të arrijnë më shumë studentë

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

🦅👐🏼🇦🇱Shqiptarë të suksesshëm nëpër botë: Dean Çelaj, themeluesi i platformës Akademi.al ka fituar çmimin e parë të Startup-it në Universitetin e Harvardit në🇺🇲 për ‘Fondin e Bursës së Ndikimit Social të Harvardit’.

Në një postim në faqen zyrtare Universiteti i Harvardit thekson se studenti shqiptar i ekselencës, Dean Çelaj pas diplomimit, shpreson të përsërisë këtë model sukesi të krijuar me https://ëëë.akademi.al/ edhe në vendet e tjera në zhvillim me një platformë plotësisht me burim të hapur për të ndihmuar në krijimin e përmbajtjes në gjuhët rajonale dhe për t’i ndihmuar ata të arrijnë më shumë studentë.

Comments are closed.