×
Friday, October 11, 2024

Balla: Prokuroria ka të gjitha kallëzimet për dosjen e Berishës, 90 për qind e qytetarëve duan hetim nga SPAK

May 9, 2022


Kreu i Grupit Parlamentar Socialist i ftuar te Top Story me Sokol Ballen u shpreh se SPAK ka te gjitha dosjen penale te Berishes. “Kam dorëzuar një kallëzim të plotë me gjithë dokumentacionin. Sot kanë kaluar njëzet e më shumë muaj dhe nuk kam asnjë lloj informacioni se çfarë bëhet me atë dosje. Kam të drejtën të informohem dhe të biem të gjithë dakord se në 19 maj të 2021 SHBA zyrtarisht kanë shpallur Berishën non-grata për korrupsion. Unë nuk jam dakord me përgjigjën që është dhënë ne parlament që kjo është një çështje që i përket Amerikes, prokuroria shqiptare i ka të gjitha kallëzimet e nevojshme për një pjesë të e veprave të Berishës. Si ka mundësi që prokuroria dhe SPAK vendosen menjëherë në lëvizje për plot çështje ndërsa për Berishën akoma asgjë. Unë mendoj që këto çështje qëndrojnë. Nuk është një sulm por është një apel. 90% e qytetarëve shqiptarë duan që SPAK-u të hetojë korrupsionin e nivelit të lartë,” tha Balla.




Comments are closed.