×
Wednesday, March 22, 2023

Balla pritet me entuziazëm nga simpatizantët e PD në Elbasan: Shqipëria fiton vetëm me Edi Ramën

April 1, 2021




Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Elbasanin, Taulant Balla inspektoi punimet që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës “Beharedin Mitarja”, pranë Urës së Bakallit në Elbasan.

Mbështetës të opozitës, të cilët ndodheshin në pjesën e jashtme të zyrës elektorale të Partisë Demokratike, e kanë pritur gjithashtu me entuziazëm numrin dy të PS, duke e falenderuar për shtrimin e rrugës si dhe i uruan atij dhe Partisë Socialiste fitoren me 25 Prill.

“Do fitojmë apo jo?”, dëgjohet të thotë njëri prej tyre, ndërkohë që Balla ia pohon duke thënë se “kjo do të ndodhë se s’bën dhe se Shqipëria fiton vetëm me Edi Ramën. Nuk fiton Shqipëria me njeri tjetër”, shprehet Balla.

Sa i përket transformimit të Elbasanit kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Balla tha se ky proces do të vazhdojë në mënyrë intensive.

“E vërteta është që prej më shumë se 18 muajsh po punojmë në Elbasan në mënyrë intensive. Do të vazhdojmë ta rrisim mbështetjen që qeveria duhet t’i japë bashkisë sepse të gjithë që Bashkia e Elbasanit edhe pse e madhe ka të ardhura të vogla. Ndërkohë fakti që në një kohë kaq të shkurtër ne po shtrojmë afërsisht rreth 60 mijë metra katrorë asfalt është diçka që në Elbasan nuk ka ndodhur por që tashmë do të jetë diçka që do të ndodhë në mënyrë periodike dhe të përhershme. Puna për transformimin e Elbasanit në një qytet europian është një punë që nuk ndalet as natën as ditën dhe prandaj ju falënderoj që po punoni me orare të tejzgjatura”, deklaroi Balla.

Eunews.al

0 0 votes
Article Rating


Ndiqe
Me lajmëro për
guest
0 Comments
Inline Feedbacks
View all comments