×
Friday, March 28, 2025

Balla pret Poklukar: Skuadra të përbashkëta hetimore me Slloveninë kundër krimit të organizuar

July 16, 2024


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla priti në një takim zyrtar sot ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, Boštjan Poklukar.

Dy homologët dakordësuan në takimin e mbajtur në Tiranë, se vetëm bashkëpunimi i ngushtë mes gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor, e më gjerë, mbetet kyç për arritjen e rezultateve të qëndrueshme në hetimin e të gjitha formave të krimit të organizuar.

Balla dhe ministri slloven Poklukar folën gjithashtu për thellimin e bashkëpunimin në luftën ndaj migracionit të paligjshëm.

Krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore mes Policisë Shqiptare dhe Policisë Sllovene, sipas tyre, do të ndihmojë në luftë efikase kundër krimit të organizuar, krimit kibernetik si dhe kundër narkotikëve.




Comments are closed.